Bullizmi mbi fëmijët që u trembën nga Rama më shumë se nga tërmeti

Saturday, 07 December 2019 09:59

Përse një fëmijë qan kur sheh Ramën? Jo ata të vegjlit që nuk kuptojnë, as shumë të rriturit, por ajo moshë 7-11 vjeç që kuptojnë mirë dhe lidhjet me shumë i bëjnë jo vetëm me pamjen, por tonin e zërit, sjelljen, hakërrimet apo llomotitjet verbale.

Në situata dramatike si ai tërmet i 26 nëntorit, ka një ligj specifik në mbrojtje të të miturve, ku nuk duhet të abuzohet me publikimin e fytyrës, të mos ketë intervista me ta dhe në rastet kur kryhet, duhet tu mbulohen sytë për të mos u identifikuar.

Mbrëmë Rama ishte në Fushë-Krujë ku u takua me banorët dhe përballë tij një fëmijë që luante me një lodër… “Mos ma drejto mua atë automatikun”-i drejtohet Rama vogëlushit me ton të prerë. “Është lodër!”-i tha djali i vogëli frikësuar, ndërkohë që vetëm disa sekonda më vonë nis të qajë dhe largohet me shpejtësi fort i trembur. Por këtë shfaqje duhet të mbulonte me sjellje “babaxhani” kryeministri. Familjarët e të miturit e marrin sërish djalin dhe ia vendosin në prehër kreut të qeverisë, që i kërkon disa herë falje.
Pjesë nga biseda

Rama: “Mos ma drejto mua automatikun, ç’e ke atë automatik”

– Djali: Është lodër…

Rama: Ç’a lodre mer, si më drejton mua automatikun”

– Gratë e pranishme: Është Bujari vogël ore, e ka lodër…

Rama: Hajde këtu me mua hajde…!

Por djali i vogël ikën duke qarë pasi u tremb nga të bërtiturat e kryeministrit. Rama: Hajde more këtu, hajde! Hajde te shoku jot… Gratë: U prek, ne nga Kruja jemi të ndjeshëm. U mërzit djali. Rama: Hajde more këtu! Të mërzita? Më fal! Më fal pra tani…

A ajo skenë vijon me një trembje të shfaqur të fëmijës i cili ikën nga Rama dhe kalon në prehrin e Eglantina Gjermenit, si për të kërkuar shpëtim. Padyshim që këto transmetime ‘live’ kanë edhe nga këta episode, por lukunia e më të rriturve që “rrëmbyen” djalin për ta vendosur në prehrin e kreut të qeverisë, që ai të shfaqej më bukur ishte e rëndë, e turpshme, e frikshme dhe një gjest i ulët, i të gjithëve që ishin aty.

Kryeministri Rama na kujton ligjin, kërcëllen edhe dhëmbët duke shprehur disa herë se do të detyrohet të mbyllë portale apo media për “përhapje paniku”. Bën thirrje që të mos abuzohet me problemin e viktimave të tërmetit, por vetë kapërcen çdo limit, të shkruar dhe pashkruar. Po këtë lloj shfaqje solli tre netë më parë nga Spitali i Traumës në kryeqytet. Takoi dy fëmijë të mbijetuar nga shkatërrimi vrastar i tre pallateve në Thumanë.

Pa u mbuluar fytyrën, pa ruajtur etikë, e madje edhe në atë episod një prej fëmijëve nisi të qajë. Nuk është momenti që sot të futemi në botën e të miturve, as të ngrihen pikëpyetjet se përse tremben nga kryeministri Rama, por është çasti ti mbrojmë. Psikologët shprehen qartësisht se grupmosha që e ka përjetuar me luhatje të forta emocionale dramën e tërmetit, është 5-12 vjeç. E sikur të mos u mjaftojë gjithë kjo tronditje shfaqen edhe kryepushtetarët, ata që në përpjekje për të dalë bukur në TV apo lëshuar batuta pa etikë e stepje, po trembin edhe më shumë fëmijët.

Fëmijët e shfaqin sikletin, qoftë edhe më të qarë apo të dridhura, nuk kamuflohen si të rriturit, që edhe nëse bezdisen nga një pushtetar, sërish qeshin e nënqeshin, edhe me hallin e madh mbi kokë, për të përfituar diçka nga dëmet e shkaktuara.

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...