Bardhi: Tragjedia e paralajmëruar e Thumanës, ja ç’tha Braçe e Bushi

Saturday, 07 December 2019 12:31

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi reagoi sërish për tragjedinë e Thumanës. Ai tha se qeveria po bën një përpjekje kriminale për të lënë në harresë viktimat e 26 nëntorit.

Bardhi publikoi edhe një video ku dy zyrtarët e mazhorancës, Erion Braçe dhe Artur Bushi shfaqen me dy versione të ndryshme se përse banorët e Thumanës u lejuan të jetojnë në ‘pallatet e vdekjes’.

“Ka një përpjekje kriminale të Qeverisë për të lënë në harresë viktimat e 26 nëntorit dhe për t’i mbuluar ato me spektakël të pashpirt propagandistik. Ka një përpjekje të Edi Ramës dhe bashkëpunëtorëve të tij për të fshehur të vërtetën se tragjedia e Thumanës ka qenë e paralajmëruar!

2 ditë pas tërmetit, Erion Braçe dhe Artur Bushi japin 2 përgjigje të ndryshme, nëse pallatet ishin shpallur apo jo të banueshme pas 21 Shtatorit. Kjo do të thotë se ata po fshehin të vërtetën, po përpiqen ta shtrembërojnë për të shpëtuar nga përgjegjësia.

Për të bërë drejtësi për 24 njerëzit që humbën jetën nga shembja e dy pallateve, Partia Demokratike ka kërkuar zyrtarisht përgjigje për masat e marra për sigurinë e banorëve nga qeveria dhe Bashkia e Krujës pas tërmetit të 21 Shtatorit. Deri tani, qeveria ka heshtur dhe është fshehur pas spektaklit kriminal të kreut të saj, i cili nuk kursen as fëmijët e mbijetuar.

Ne nuk do të heshtim derisa të bëhet #DREJTËSI për viktimat e 26 Nëntorit!” shkruan Bardhi në FB

Modifikuar më Saturday, 07 December 2019 13:03
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...