Të braktisur në mjerim, vogëlushja i kërkon Ramës vetëm një çadër

Saturday, 07 December 2019 15:58

Shumë zona të prekura nga tërmeti po ndjejnë braktisjen nga shteti. Në shumë raste, ato nuk janë inspektuar fare nga inxhinierët. Ky është dhe rasti i banesave në fshatin ku u zhvillua Beteja e Albulenës në Zheje të Kurbinit. Siç thonë banorët, rreth 50 banesa janë dëmtuar dhe askush nuk e ka çarë kokën.

Tom Tota thotë se 14 pjesëtarët e dy shtëpive të tij prej ditësh nuk guxojnë të hyjnë në banesat e tyre se nuk kanë fare garanci.

 “Dy shtëpitë e mia janë dëmtuar, dua garanci nga inxhinierët të futem brenda, se gjithë shtëpia fle jashtë. Kam 14 njerëz, prandaj kërkoj nga shteti që të paktën të më vinë të ma vlerësojnë, nuk jemi në hall për ndihma”, shprehet ai.

Këtyre banorëve nuk ju janë dhëna as çadra as ushqime.

“Dëmtime kemi boll, shumë jemi të frikësuar. Kemi kërkuar çadër na kanë thënë nuk kemi”, shprehet gruaja.

Kurse një vajzë e vogël nga Miloti ka një mesazh për kryeministrin Edi Rama.

“Unë nuk mund të flej më te kjo çadër. Ju lutem kryeministër mundeni që të bini një çadër dimri”.

Kjo është thirrja ulëritëse e kësaj vajze të vogël që natën e ka kaluar në një çadër aspak të përshtatshme. Ajo dhe 7 anëtarët e familjes së saj prej ditësh nuk hyjnë më në banesë pasi tërmeti ua ka dëmtuar shumë.

Shiu iu ka hyrë brenda në çadër dhe vajza tregon se është zgjuar e lagur.

“Është shumë vështirë dhe shumë ftohtë për të fjetur. Shiu ka hyrë i gjithë brenda, batanijet janë larguar. Edhe unë jam lagur”.

Jo vetëm në Milot por dhe në Fushë Mamurras situata është e ngjashme. Është e dhimbshme kur sheh se si Asllan Sala për krevat ka improvizuar disa dëngje me kashtë.

“Kam kërkuar çadër tjetër për familjen time, s’më kanë sjellë. Kam marrë dy herë pako”./ABCNews

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...