"Mos hiqni asnjë gur nga monumentet historike, prisni restauratorët …"

Saturday, 07 December 2019 17:30

Ish-ministri Edmond Panariti i ka bërë apel qeverisë dhe ekspertëve që të mos largojnë asnjë gur nga monumentet historike, por të presin restauratorët.

Me anë të një shkrimi në Facebook, Panariti shkruan se Shqipëria duhet të ndjekë shembullin e Italisë, të cilët nuk larguan asnjë gur pas tërmetit që goditi vendin, por pritën grupin e restauratorëve, të cilët pasi bënë vlerësimin arritën që të përdorin 90 për qind të materialeve në kthimin në identitet të godinave me vlera të mëdha historike.

Ja postimi i Panaritit:

Ndal largimit te mbetjeve të pas termetit nga monumentet tona historike.. Sepse restaurimi pas termetit i demeve ne monumentet tona historike, nuk eshte nje riparim i thjeshte godinash…!                                                       …… Vizita e Presidentit Meta ne keshtjellen e Krujës dhe thirrja e tij per marrjen e masave per ruajtjen dhe riparimin e  trashegimive tona te vyera dhe te pa zevendesueshme historike te demtuara pas termetit, nxjerr dy probleme.. Se pari qeveria duhet te ndaloje menjehere largimin e mbetjeve pas shembjeve te kalave, teqeve etj nga perimetri i shembjes se tyre…Cdo gje duhet te “ngrije” deri sa një ekip restaurues te vije ne vend dhe te mbledhe edhe gurin, ashklen apo edhe ciflen me te pa rendesishme, ti fuse ne arka, ti seleksionoje dhe klasifikoje me kujdes.. Keto dhe vetem keto do te perdoren ne procesin e restaurimit te tyre .  Ne termetin prej 6.5 ballesh ne Friuli te Italisë, qeveria italiane krijoi menjehere nje komitet dhe nje laborator per grumbullimin, analizimin dhe klasifikimin e mbetjeve nga monumentet historike te demtuara. Ato u riperdoren ne mbi 90% ne restaurim. Qofsha i gabuar por druaj se kjo nuk eshte bere dhe guret origjinale mesjetare të ketyre monumenteve mund të jene flakur si mbetje inerte….Te restaurosh nuk eshte e njejte me te riparosh!

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...