Berisha: "Vuçiç dhe Millosheviç ndajnë ADN e serbomadhisë dhe albanofobisë!"

Diel, 08 December 2019 12:31

Te dashur miq, keto dite Presidenti i Serbise dhe Serbomadhise, Vuçiç mohoi njelloj si paraardhesi i tij i dikurshem kasapi i Ballkanit, Sllobodan Millosheviç masakrat, genocidin dhe krimet kunder njerezimit te ketij te fundit ndaj shqiptareve te Kosoves.

Me kete qendrim kriminal Aleksander Vuçiç, ish ministri i propagandes, Sllobodan Millosheviçit dhe autori i nismes famzeze “nje shtepi per Mlladon” (nisme me te cilen ju bente thirrje serbeve ti gjenin nje strehe per te fshehur kryekriminelin e masakres se Srebenices, Ratko Mlladiç) deshmon se ndane me Sllobodanin si projektin e Serbise se Madhe ashtu dhe urrejtjen e pakufishme ndaj shqiptareve.

Duke mohuar masakrat, genocidin dhe krimet kunder njerezimit te serbeve ndaj shqiptareve ne Kosove, Vuçiç, miku i Zografit Bis deshmon se ai eshte njelloj si babai i tij shpirteror Sllobodan Millosheviç, eshte nje armik i eger i kombit shqiptar, lirise dhe qenies se tij si dhe paqes dhe stabiliteti rajonal.

Me keto deklarata ai provon dhe nje here rrezikun e madh qe paraqet Serbia nen drejtimin e tij per paqen, stabilitatin ne rajonin tone. Por ky qendrim rracist dhe albanofob i serbomadhit Vuçiç provon dhe njehere sa sa te rrezikshem per kombin tone jane argatet e tij Zografi Bis, Miladini Shqipfoles dhe Baton Stanishiqi dhe qendrimet e tyre antishqiptare ne favor te Serbise se madhe.

Denoj me ashpersine me te madhe qendrimin çnjerezor, albanofob, racist te serbomadhit Aleksander Vuciç dhe i bej thirrje komunitetit nderkombetar te ndeshkoje me sanksione kete Sllobodan te ri ne Beograd. sb

Modifikuar më Diel, 08 December 2019 12:34
Login to post comments