Ndihma dhe evidentim të dëmeve/ Meta viziton fshatin Armathë

Diel, 08 December 2019 13:48

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka vazhduar edhe sot vizitat në fshatrat e dëmtuar nga tërmeti.

Presidenti Meta ka qenë në Armathë të Durrësit ku ka vizituar banorët.

Ndihma dhe evidentim të dëmeve, ka qenë ajo që ka theksuar presidenti Meta gjatë takimeve.

‘Sot në Armathë vizitova disa shtëpi të goditura rëndë nga tërmeti dhe biseduam me banorët për përballimin e pasojave të rënda.

Vazhdimi me përgjegjësi të plotë i evidentimit të sigurisë së banesave dhe ndihma për emergjencën aktuale, detyrë prioritare’, shkruan presidenti Ilir Meta në Facebook.

 

© SYRI.ne

Login to post comments