“8 Dhjetori, ditë për solidaritet”, Basha në Mamurras me vullnetarët e FRPD: Të vetmit që shpërndajnë ndihma prej 2 javësh

Diel, 08 December 2019 16:48

Nga Mamurrasi, ku takoi vullnetarët e FRPD, kreu i PD-së, Luzlim Basha tha se 8 dhjetori nuk është një ditë feste, por një ditë solidariteti.

Sot është Dita e Rinisë, siç e keni parë, ne nuk kemi organizuar një festë, sepse nuk është koha për festë, por ju uroj gëzuar Ditën e Rinisë të gjithë të rinjve që kanë ndihmuar. Shumë prej djemve që janë këtu, kanë qenë që orën e parë në rrënoja, duke gërmuar me duar në operacionet e kërkim shpëtimit dhe që nga ajo ditë e deri më sot nuk kanë pushuar asnjë orë për t’i ardhur në ndihmë komunitetit. Po hyn java e tretë e fatkeqësisë, gjithçka duhet të ishte e organizuar dhe e mirëkoordinuar nga shteti, por për fat të keq, akoma janë në dorë të vullnetarëve. Për fat të mirë, ju po e bëni këtë punë si askush tjetër. Duhet të jeni krenarë, se po lehtësoni, me sa mundeni vuajtjet dhe dhimbjet e mijëra njerëzve dhe për këtë keni nderimin maksimal timin personal dhe të të gjithë shqiptarëve.”– u shpreh Basha.

 

4993bdfe-2daa-4133-9ae4-458ba114b3cf

Në ditën e 8 Dhjetorit, Basha u shprehu të rinjve mirënjohjen për kontributin e tyre në këto ditë të vështira për qindra familje në nevojë.

Po hyjmë në javën e tretë të fatkeqësisë dhe nuk kanë parë asnjë njeri me sy, jo më ndihmë. Janë familje nga më të varfërat në Shqipëri. Ju e keni bërë diferencën, nëse do të flenë me barkun plot apo me barkun bosh fëmijët e kësaj zone. Nëse do të kenë ftohtë, do të kenë një batanije më shumë, do të kenë rroba më shumë apo jo. Duhet të jeni krenarë siç jam unë krenar, në veçanti sot që është edhe dita juaj, është dita e rinisë, Gëzuar Ditën e Rinisë!”– tha Basha.

83607536-bdfa-47b6-82bc-6c6162323bf0410b708e-8466-4349-b266-b9866c8ce567

Login to post comments