Rama bëri thirrje për ndihma dhe citoi Kuranin në Turqi, ish-kryeministri e ironizon me foton: Harron se është po i njëjti që…

Diel, 08 December 2019 18:51

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas fjalimit të kreut të qeverisë, Edi Rama i cili në Turqi ka cituar thëniet e Kuranit gjate Konferences se Investimeve turke, ku kërkoi ndihmë për pasojat që la tërmeti i 26 nëntorit në vendin tonë.

Por Berisha ka ripublikuar në faqen e tij të Facebook një foto të kryeministrit Rama kur ishte kryetar i Bashkisë së Tiranës dhe kalonte mbi sexhdet e muslimanëve, të cilët zhvillonin ritualin tek Xhamia Et’hem Bej, e cila është ngjitur me këtë institucion.

“Ky eshte mesazhi i besimtarit musliman per Edvin Mafine: Shkon në Stamboll dhe reciton fjalët e Kuranit, por harron se është po i njëjti sharlantan që dje shkelte me këpucë plot arrogancë mbi sexhdet e Muslimanëve mu në mes të Tiranës!”, thekson Berisha në mesazhin e tij.

 

BErisha-besimtaret

Login to post comments