Islami: Oligarkia në Shqipëria është ngritur mbi lejet e ndërtimet, tërmeti nxorri lakuriq korrupsionin

Hënë, 09 December 2019 16:22

I ftuar në Syri TV, përballë gazetares Armela Ferko, ish deputeti dhe politikani i njohur Kastriot Islami është shprehur se, tërmeti tregoi se shteti shqiptar është joekzistent, ndërsa shtoi se, nëse emergjencat civile do të ishin të përgatitura, numri i viktimave do të ishte më i vogël.

“Shqipëria, nëse ka një institucion, që është prezantuar jo-ekzistent, ka qenë Emergjenca Civile, që nuk kishte as një qen dhe që kontraktonte edhe me Kosovën. Mos flasim për shtete të tjera. Shqipëria ishte në pikë të hallit. Mburren që kanë shpëtuar 49 dhe kanë vdekur 51.

 

Numri i viktimave për mua lidhet me cilësinë e ndërtesave. Një ekspert tha “vrasin ndërtesat, jo tërmetet”. Oligarkia në Shqipëria është ngritur mbi ndërtimet. Edi Rama ka qenë 12 vjet kryetar bashkie. Edhe në Durrës, Elbasan, Fier etj kanë qenë njerëz të tij.

 

Po të kishte emergjencë civile ekzistente do të shpëtonin më shumë njerëz. Për më tepër, mungesa e një eksperience, çdo sekondë aty është e vlefshme”, u shpreh Islami.

 

Sipas tij, tërmeti nxorri lakuriq korrupsionin e ndërtimeve.

"Tërmeti nxorri lakuriq korrupsionin e ndërtimeve në Shqipëri. Do duhej të ndodhte një tërmet që të thuhej kjo gjë. Sa herë kam udhëtuar me makinë, kjo pyetje ngrihej: "Çfarë mund ntë ndodhë me Durrësin dhe zonën e plazhit nëse bie një tërmet?". Kjo është qeverisje e oligarkisë. Shihni kush janë më të pasurit në parlament. Paratë i kanë bërë me lekët e lejeve të ndërtimit, kryesisht në Tiranë dhe Durrës", deklaroi Kastriot Islami.

 

© SYRI.net

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...