Berisha sulmon Ramën: Turp, llogarit viktimat për efekte dëmshpërblimi njësoj si policia numrin e vrasjeve

Tuesday, 10 December 2019 13:09

Ish-kryeministri Sali Berisha ka lëshuar një lumë me akuza në drejtim të pasardhësit të tij Edi Rama, sa i takon dëmshpërblimeve të familjeve që patën viktima nga tërmeti shkatërrimtar.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ Berisha thekson se Rama ka poshtëruar të gjallët dhe ka fyer të vdekurit, pasi do të dëmshpërbleje me 1 milionë lekë si ata që kanë humbur një familjar, por edhe ata me më shumë viktima. Berisha e ka cilësuar këtë vendim një akt cinik nga Rama dhe fyerje për viktimat, metodë kjo sipas tij që përdoret nga policia për vrasjet.

REAGIMI I BERISHËS

 

Edvin Mafia poshteron te gjallet dhe fyen te vdekurit!

Ai llogarit viktimat per efekte demshperblimi njelloje si policia numrin e vrasjeve! Turp!
Te dashur miq, Edvin Mafia dhe nje demshperblim cinik dhe fyes prej 1 milioione leke por jo per çdo viktime por per familje. Pra u demshperblyen njelloj si nje familje qe humbi nje njeri te dashur ashtu dhe familjet qe humben 7 e 8 anetare nga termeti.
Ky eshte nje akt cinik dhe fyes per viktimat sepse Edvini me amoralitetin e tij numeroi viktimat njelloj si policia vrasjet. Per policine vrasja ne nje ngjarje kriminale e 4 personave konsiderohet nje vrasje dhe llogaritet jo si kater por si nje. Kete standart perdori Edvini per viktimat e termetit qe nuk mund ta bente kurre nje njeri me nje nonagrame njerezi. Perveç kesaj, 24 viktimat e Thumanes dhe disa nga ato te Durresit jane vrasje e mirefillte shteterore padashje, pasi u neglizhua teresisht nga narkoshteti demtimi i pallateve nga termeti i 22 shtatorit.
Denoj me ashpersine me te madhe qendrimin e ulet, cinik, çnjerezor ndaj viktimave te termetit te Edvin Mafise dhe ju bej thirrje qytetareve te mos mashtrohen nga kreu u meduzes por te ngrihen sa me pare per hedhjen e tij ne koshin e plehrave te historise! sb

Login to post comments