Gara për kreun e SPAK, ja kush janë dy kandidatët e tjerë pas Arben Krajës

Tuesday, 10 December 2019 13:20

Gjatë paradites së sotme u zbulua kandidatura e parë për drejtimin e SPAK dhe bëhej fjalë për Arben Krajën I cili ka kaluar me sukses Vetingun në dhjetorin e vitit të kaluar.

Ndërkohë mësohet edhe emri i dytë që pretendon të marrë drejtimin e Prokurorisë së Posaçme Anti Korrupsion. Edvin Kondili është emri që i është bashkuar Krajës në garën për kreun e SPAK i cili e ka shoqëruar kërkesën e tij me vizionin për ndërtimin e Prokurorisë së Posaçme si institucion funksional dhe efektiv

Para pak minutash mesohet nga KLP se

Kandidatura e tretë per drejtues së SPAK, Altin Dumani.

Kërkesa është shoqeruar me vizionin për ndërtimin e Prokurorisë së Posaçme si institucion funksional dhe efektiv.

Login to post comments