"Nuk u kërkua dënimi im", Salianji: flet pas pretences: Prokurori politike....

Tuesday, 10 December 2019 14:46

Në përfundim të seancës sotme gjyqësore, Ervin salianji ka thënë para gazetarëve se denimi që ka kërkuar sot Prokuroria është një masë e kërkuar ndaj tij që nga dita kur ka bërë publikimet e dosjes “Babale”.

“Unë jam bërë në Prokurori si njëri prej jush ku paraqitem dhe raportoj, Ogani i akuzës ka cituar një akt duke mos marrë asnjë provë në shqyrtim nga ato që kemi depozituar. Prokuroria politike në vend që të dënojë ata që janë marrë me drogë dhe korrupsion, merren me ata që denoncojnë. Sot nuk u kërkua dënimi im, dënimi im është kërkuar që në momentin kur kam bërë publikimet. Askush nuk mund të më pengojë dhe kërcënojë me këshillat personale të Partisë Socilaiste”, tha Salianji

Login to post comments