Presidenti Ilir Meta komentoi nismën e qeverisë Rama për të ndryshuar ligjin për betimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Meta tha se propozimet janë tërheqje e vëmendjes nga situate në të cilën ndodhet vendi. Meta tha se sjellja e mazhorancës do të ndikojë në largimin e vendit nga procesi i integrimit.
“Ata duan të bëjnë drejtësinë e Lanës, duan të provokojnë situatën , duan të tërheqin vëmendjen nga situate, duan që të bëjnë nga 2-3 vende kundër negociatave ti bëjnë 13 e më shumë shtete kundër integrimit. Le ta bëjnë” tha Meta.