Brezi i barazisë ngrihet kundër përdhunimit

E mërkurë, 11 December 2019 12:09

Bashkia e Shkodrës ka përmbyllur 16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore me një aktivitet të titulluar “Reflekto, Respekto”. Ishin të pranishëm përfaqësues të shoqërisë civile, të rinj e të reja që ishin pjesë e angazhimit të përbashkët në këtë mision sensibilizues.

“Brezi i Barazisë ngrihet kundër përdhunimit” është fokusi i këtij viti. Është koha të fuqizojmë të mbijetuarat e dhunës. Është koha të flasim. Është koha ta thyejmë heshtjen. Është koha të Reflektojmë, Respektojmë.”, ishte mesazhi i përcjellë nga ky aktivitet përmbyllës.

Aktiviteti u zhvillua në bashkëpunim me të rinjtë e qendrës Rinore “Atelie dhe studentët e Departamentit të Arteve, Universiteti “Luigj Gurakuqi”.

 

 
 
Login to post comments