Shikojeni mirë këtë portret/ Mashtrimet e turpshme me ‘veteranë’ 9-vjeçar

E mërkurë, 11 December 2019 13:31

Nga Kastriot Dervishi

Duke nderuar ata që ‘u hapi dosjet’

Në jetëshkrimin politik të Erion Veliajt, të mbushur me autolëvdata të llojit ‘doni më për Belulin’, gjendet edhe pjesa për ‘veprimin e guximshëm të hapjes së dosjeve’.

As Veliaj dhe as agjitpropët rrotull tij, si të paftilluar me punët e shtetit apo të arkivave, nuk e dinin që dosjet nuk ishin mbyllur, pasi me ligjin nr.8457, datë 11.2.1999 ‘Për informacionin e klasifikuar sekret shtetëror’, ligjvënësi e kish vendosur qartë se çdo arkiv mund të deklasifikojë sa të dojë informacionin që posedon.

Dokumentacioni i kohës së komunizmit nuk ka asgjë që të përligjë mbajtjen e klasifikimit apo krijimin e hallkave të tjera parazite shtetërore në kurriz të buxhetit dhe arkivave.

Miratimi i ligjit ‘Veliaj’ që sajoi autoritetin e ‘hapjes së dosjeve’, nuk mund të ishte veçse pjesë e propagandës dhe sigurisht në shkelje flagrante të ligjit të arkivave që do përdorej kryesisht për demagogji. Koha po e tregon përditë këtë.

Tani mbani vesh! Ky në foto është hetuesi Odise Mihal Porodini, me punë sot si biçim sekretari i ‘veteranëve’ (skuadroni enverist i propagandës, kategoria numër 1 që urren të përndjekurit politikë), lindur më 20.9.1930 në fshatin Karjanë të Gjirokastrës. Ka qenë 9 vjet kur filloi lufta dhe 14 vjeç kur mbaroi ajo.

Në vitet 1951-1956 ishte hetues në Gjirokastër; më 1957-1961 hetues në Degën e Hetuesisë së Drejtorisë së Sigurimit të Shtetit në MPB. Më 1963-1969 hetues e kryehetues në Degën e Punëve të Brendshme Korçë. Më 1974-1982 zëvendëskryetar dege në Drejtorinë e Hetuesisë në MPB dhe më 1982-1983 hetues në Drejtorinë e Punëve të Brendshme Tiranë. Domethënë veliaj në vitin 2015 na tha se do na hapte dosjet e Porodinit me shokë.

Tani po shqepet e po i ngjit edhe një teneqe bashkiake atij dhe shokëve që ka afër. Hë më të lumtë o Erion! Po ‘Harabeli’ çfarë mejton? Po ato ‘muret me veshë’, ç’thonë për odisenë e trimat e tij? Kënaquni me ekspozita o të përndjekur! Mos harroni të bëheni pjesë e talljes që ju bëhet. Nderimi shkon për odisenë e shokët e tij.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...