Gjekmarkaj: Jemi ende në kushtet e propagandës, vuajtjet e këtij populli do të shtohen

E mërkurë, 11 December 2019 15:22

Analisti Agon Gjekmarkaj shprehet i habitur se sa shpejtë janë duke u bërë propozime lidhur me ndërtimet, ndërkohë që duhen pritur raporte për sizmologjinë dhe urbanistikën. Referuar këtyre planeve të shpejta të qeverisë, Gjekmarkaj mendon se ende jemi në kushtet e propozimeve propagandistike.

Krahas studimeve dhe raporteve që duhen pasur, sipas Gjekmarkajt duhen pyetur edhe banorët nëse duan apo jo të ndryshojnë vend jetese, pasi edhe ata mund ta kenë të vështirë të përshtaten në një vend tjetër.

“Më habit pak shpejtësia e propozimeve për ndërtimet. Të bësh propozime të masave të tilla kërkohet mendimi instituteve. Ata duhet të marrin raporte për sizmologjinë, kuptimin sociologjike të jetës, urbanistikës, nuk mund ta dizajnosh propozimin për 5 ditë në letër. A janë dakord banorët, i ka pyetur njëri për këtë? Sepse ata e kanë të vështirë. Çdo kush ka të drejtë ti kthehet identiteti i vet.

Druaj se jemi ende në propozimin propagandistik, kur thuhet se do të ndërtojmë lagje apo qytete të vogla.Do jetë pjesa më e shëmtuar nëse tentohet vetëm propagandë dhe vuajtjet e këtij populli do të shtohen”, tha Gjekmarkaj.

Më tej në studion e rubrikës “Opinion”, në News24  thotë se pas tërmetit të 26 nëntorit është e pamundur që gjërat të kthehen si më parë.

“E pamundur që gjërat të kthehen si më parë, por që njeriu gjen fuqi për të luftuar me fatkeqësitë. Ato mbeten në kujtesë që, por e rëndësishme është të shërbejë për diçka. Ta mbrojë në të ardhmen njeriun nga abuzimet me natyrën”, tha analisti Gjekmarkaj.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...