‘Ligji antishpifje i Ramës, kokëfortësi gomareske, për të ekzekutuar median e lirë’

E mërkurë, 11 December 2019 16:17

Kryetari i Partisë Ambientaliste, Agron Duka, në një shënim në facebook duke komentuar projektligjin antishpifje të qeverisë Rama, shkruan ndër të tjera se: Kjo tentativë për të vrarë hapësirën e lirë që i shpëton kontrollit të mazhorancës, është kundërshtuar nga shoqatat e gazetarëve vendas dhe të huaja, si dhe institucionet ndërkombëtare në vend. Megjithatë, vullneti për të censurar mendimin e lirë vijon me kokëfortësi gomareske, që mesa duket ka qenë edhe arsyeja e largimit të Ilir Zelës nga drejtimi i AKEP, një nga institucionet që do të shërbejnë si këmbëza e pistoletës së pushtetit për të ekzekutuar mediat e lira, nëse ky projektligj kalon.

‘Në këto orë të rrëmujshme, kur vëmendja është te tërmeti dhe pasojat e tij, parlamenti monopartiak po përpiqet të kalojë një paketë ligjore me të cilën cënohet rëndë liria e mediave online. Kjo tentativë për të vrarë hapsirën e lirë që i shpëton kontrollit të mazhorancës, është kundërshtuar nga shoqatat e gazetarëve vendas dhe të huaja, si dhe institucionet ndërkombëtare në vend. Megjithatë, vullneti për të censurar mendimin e lirë vijon me kokfortësi gomareske, që mesa duket ka qenë edhe arsyeja e largimit të Ilir Zelës nga drejtimi i AKEP, një nga institucionet që do të shërbejnë si këmbëza e pistoletës së pushtetit për të ekzekutuar mediat e lira, nëse ky projektligj kalon. Nuk ka kurrfarë nevoje që unë të bëj këtu biografinë e një prej kontributorëve më të mëdhenj të PS-së, por ajo që dëshiroj të shpreh, është respekti maksimal për vlerat që ai mishëron dhe ndjenjat e tij të larta për interesin publik, të cilin e ka shërbyer me mendësinë e një burrështetasi dhe jo atë të një partiaku. Ilir Zela nuk u bë kurrë ‘rilindas’, prandaj ka forcën dhe përgjegjësinë qytetare për të dhënë dorëheqjen për të mos u bërë bashkëfajtor në një aventurë politike që kërcënon lirinë e fjalës dhe demokracinë.’-shkruan Duka

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...