Liria e fjalës në rrezik/ Vokshi: Qeveria po kërkon t’u mbyllë gojën gazetarëve, kush denoncon krimin rrezikon burgun

E mërkurë, 11 December 2019 17:30

Cënimi i lirisë së medias, fjalës së lirë dhe kërcënimi i gazetarëve me burg, është një nga problemet më të mëdha sot në Shqipëri aq sa cilësohet si hapat e para të rikthimit të diktaturës.

Tentativat qeveritare për të kapur median dhe fjalën e lirë në Shqipëri kanë bërë jehonë edhe në mediat ndërkombëtare.

Ish-deputetja Albana Vokshi, ka publikuar një pjesë të emisionit të shfaqur në median italiane ‘Rai 3’, ku tema kryesore ishte tentativa për ‘burgosjen e fjalës së lirë’ në Shqipëri. Në reportazhin e ‘Rai 3’, theksohej se projektligjet e qeverisë për mbajtjen nën kontroll të mediave online, izolojnë përfundimisht lirinë e medias në vend.

Ndërkohë që edhe grupet e OSBE-ODHIR e kanë cilësuar si një hap të gabuar tentativën e rilindjes, e cila me anë të dy projektligjeve kërkon t’i mbyllë përfundimisht gojën medias.

Në vijim të postimit të saj Albana Vokshi, duke ju referuar ngjarjeve të fundit në vend, e ka cilësuar si diktatoriale sjelljen e rilindjes ndaj gazetarit Jetmir Olldashi, ndaj të cilit qeveria rilindja dhe grupet e interesuara po bëjnë të pamundurën t’i heqin fjalën e lirë. Vetëm se pse ai bëri publike lidhjet e shtetit me krimin.

Ja postimi i Vokshit:

#Rai3, emisionin e sotëm #FuoriTG, ia ka kushtuar përsëri Shqipërisë, këtë herë rrezikut të lirisë së fjalës dhe lirisë së shtypit prej nismave qeveritare.

#Albania: Boçhe Cucite”, “#Shqipëria: Gojët e qepura” titullohet emisioni i sotëm, që trajton gjatë çështjen e shumëdebatuar ditët e fundit në Shqipëri, atë të rrezikut të lirisë së fjalës në një skenar mediatik të kushtëzuar nga raportet gjithnjë e më të ngushta të linjës editoriale dhe pushtetit politik.

Në këtë skenar, projektligjet e qeverisë që cënojnë rëndë informimin e publikut dhe përkeqësojnë punën e gazetarëve do të kenë efekt domino në demokracitë e brishta ballkanike.

Në Tiranë prej disa ditësh, OSBE, Këshilli i Evropës, Bashkimi Europian dhe UNDP kanë kundërshtuar draftet e ligjeve të censurës mediatike. Nga Leipzig, Vjenë, Bruksel, Berlin, 7 organizata mediatike ndërkombëtare, së bashku me 15 organizata kombëtare, prej muajsh i kanë kërkuar Kryeministrit Rama të tërheqë 2 projektligjet që shkelin standartet ndërkombëtare dhe të drejtat kushtetuese të lirisë së medias, lirisë së fjalës dhe të së drejtës për informim.

Dy projektligjet e propozuara nga Rama, e vendosin edhe median online totalisht në kontrollin e qeverisë.

Edi Rama, në përpjekje për të kontrolluar çdo zë kritik, po rikthen gjyqet politike si një presion tjetër dhe rrezik për lirine e medias. I tillë është edhe rasti i Jetmir Olldashit, i cili është kërkuar të dënohet vetëm sepse zbuloi përfshirjen në trafikun e drogës të vëllait të Ministrit të Brendshëm.

29 vjet më parë, ne u rreshtuam në krahun e lirisë së fjalës. Dhe nuk kemi ndërmend të heqim dorë prej saj.

Rruga e vetme për Edi Ramën është tërheqja e projektligjeve antidemorkatike, antikushtetuese, që mbyllin gojën e medias online.

Nëse ai do t’i shkojë deri në fund rrugës së vet të rrezikshme, që cënon më tej imazhin e Shqipërisë dhe dëmton pozicionin e vendit në OSBE, PD do ta anullojë këtë ligj antidemokratik menjëhrë sapo të marrë besimin për qeverisjen e vendit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...