Gazetari italian: Rama më kërcënoi pasi raportova për trafikun e drogës në Shqipëri

E mërkurë, 11 December 2019 18:44

Televizioni publik italian Rai3 dhe emisioni "Fuori TG" i kanë dedikuar një puntatë të plotë projektligjit të qeverisë Rama që synon edhe kapjen e mediave online.

I ftuar në emision, gazetari italian, Valerio Cataldi, i cili ka bërë emisionin mbi trafikun e drogës në Shqipëri dhe për përfshirjen e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri në të, tregoi eksperiencën personale duke u shprehur se përveç kërcënimeve, faktet e transmetuara janë quajtur "fake news".
“Unë jam kërcënuar pas emisioneve për trafikun e drogës në Shqipëri. Jam kërcënuar dhe jam ofenduar në mënyrë të vazhdueshme. Faktet e transmetuara në emisionin tonë u quajtën lajme të rreme”, tha ndër të tjera Cataldi.

Kujtojmë se, Cataldi, një prej gazetarëve më të mirë investigativ përtej Adriatikut, është autori i emisionit "Narcostica", i ndarë në 5 puntata, ku tregohej me fakte mbi trafikun e drogës në Europën Juglindore dhe ku një vend të rëndësishëm zinte Shqipëria.

Modifikuar më E mërkurë, 11 December 2019 19:15
Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...