Kanë qëndruar per rreth 6 muaj në shkollen e fshatit Floq ne pritje të banesës së tyre që u shkatërrua nga tërmeti i 1 qeshorit, por tashmë familja Pelivani, me 5 anetarë, janë nxjerrë forcerisht prej aty duke u lënë në qiell të hapur.
Familja ka denoncuar në Syri Tv ndërhyrjen e papritur mbremjen e djeshme nga prefekti dhe administratori, ndërsa theksojnë se u detyruan të futen gjatë natës nga dritarja e shkollës pasi femijet nuk mund të qëndronin mes të ftohtit.
Fshati Floq ishte fshati më i prekur nga termetet e njëpasnjeshme të muajit qershor. Dukej se kjo situatë do zgjidhej me premtimet e qeverisë që çdo banesëe e dëmtuar do rikonstruktohej ose do ndërtohej plotesisht.
Disa familje u strehuan pranë shkollës së fshatit, e cila u kthye në një strehë për familjet. Rreth 1 javë më parë Syri Tv intervistoi familjen e vetme e cila vijonte të jetonte në ambientet e shkollës pasi banesa nuk ishte përfunduar. Kushtet në të cilat jetonte familja Pelivani ishin tejet të vështira,mes lagështirës dhe të ftohtit, në një ambient i cili nuk ofronte asnjë kusht minimal jetese.
Por situata është përkeqësuar më tej pasi këtë te merkurë familja me 5 anëtarë është nxjerrë jashtë ambienteve të shkollës, thuajse forcërisht.
Të gjitha veshmbathjet dhe ushqimet e familjes janë nxjerrë jashte me pretekstin se shkolla duhej të lyhej dhe të jetë gati në muajin janar për zhvillimin mormal të procesit mësimor. Ndonëse janë nxjerrë nga shkolla atyre nuk u është dhënë një zgjidhje për akomodim pasi banesa e tyre nuk ështe përfunduar.