Ish-kryeministri Sali Berisha është kthyer pas në koha dhe ka publikuar një foto të vjetër nga mitingu festiv i shpalljes së themelimit të PD-së. Fotoja në fjalë daton më 12 dhjetor të 1990-ës, ndërsa aty shfaqet Berisha teksa flet përpara të pranishmëve.
“12 Dhjetor 1990, ne mitingun festiv te shpalljes se themelimit te Partise Demokratike dhe programit te saj minimal! Sb”, shkruan Berisha.
Dje ishte 29-vjetori i themelimit të Partisë Demokratike, datë të cilën e kujtoi edhe lideri historik i saj, Berisha.