Dvorani, një çështje interesante dhe me rëndësi për SPAK

E Enjte, 12 December 2019 19:02

Nëse ka njeri që duhet të hetohet nga SPAK, është pikërisht Ardian Dvorani.  “Një delinkuent, që prej gjashtë vitesh dhunon vendimin e Gjykatës Kushtetuese për ndërprerjen e mandatit të gjyqtarit të Gjykatës së Lartë dhe merr rrogën, Dvorani që fshehu në vetting 100 milionë lekë, pseudogjykatësi që për pesë vite gjykonte në panel me djalin e tezes, gjykatësi i korruptuar që gjykonte për interesa të xhepit në konflikt interesi, kryeson sot, për llogari të Edvin Mafisë, KED”, shkruan Berisha në rrjetin social.  Struktura e Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar duhet të merret me këtë njeri që e ka vendin para drejtësisë dhe jo të gradohet e të ngrihet në detyra e të pakë të tjera shtigje të drejtësisë. Nëse SPAK do të merret me krime të rënda, me drogë e krim të organizuar, me persona të korruptuar që kanë shfrytëzuar pushtetin për para e për karrierë, përtej të imagjinueshmes, kjo strukturë duhet të merret seriozisht me Ardian Dvoranin, të cilin edhe vetë kreu i shteti, presidenti Meta e ka faktuar në shkeljet e tij të Kushtetutës dhe e ka kallëzuar në Prokurori,  në “Mbrojtje të Integritetit të Gjykatës Kushtetuese, DETYRË MBI DETYRAT”!.

Modifikuar më Tuesday, 24 December 2019 09:42
Login to post comments