Post-tërmeti/ Fevziu: Kemi 51 viktima, asnjë të ndaluar

E Enjte, 12 December 2019 21:07

I ftuar në “Mbrëmje në Abc”, me Mirela Milorin, gazetari dhe moderatori i “Opinion” Blendi Fevziu ka kritikuar qeverinë teksa është shprehur se, ende nuk ka një plan për të menaxhuar situatën pas tërmetit tragjik.

Sipas tij, edhe pse kemi tashmë 51 jetë të humbura, askush nuk ka dalë përpara përgjegjësisë.

Gazetari i njohur e quan protagonizëm shfaqjet e shumta të kryeministrit Edi Rama nëpër televizione, ndërsa shton se, duhet të kemi parasysh se këta njerëz që kanë dalë nga shtëpia u është nëpërkëmbur dinjiteti, kanë paguar me mijëra euro për ti blerë ato apartamente.

“Kryeministri po e merr me një protagonizëm të jashtëzakonshëm, janë edhe kamerat që e ndjekin nga pas. Tërmeti në radhë të parë përtej humbjes së jetëve është një pikëpyetje e madhe për mënyrën se si ka funksionuar shoqëria shqiptare. Për momentin nuk kemi asnjë para përgjegjësië. Kemi 51 njerëz të vdekur dhe asnjë nuk është thirrur për të dëshmuar. Kemi njerëz që kanë ndërtuar pa leje. Askush nuk ka shkuar para drejtësisë për të parë a ke pasur leje. Deri tani kemi vetëm një deklaratë të Kryeprokurorit të ri, por nuk kemi asnjë të ndaluar. Duhet të kemi parasysh se këta njerëz që kanë dalë nga shtëpia u është nëpërkëmbur dinjiteti, kanë paguar me mijëra euro për ti blerë ato apartamente.
 

Kush janë këto firma, kush i ka dhënë këto leje, a i kanë zbatuar, kush i ka ndërtuar këto godina pa leje, kush i ka toleruar këto të gjitha?

Duhet të ishin arrestuar në flangrancë personat përgjegjës, pronarët e hoteleve që u rrëzuan. Duhet ti ndalosh në momentin e parë për ti pyetur. Nëse ti e di që janë ndërtuar 4 pallate të tij, nga 5 që ka ndërtuar gjithsej, ky ndërtuesi thirret. Kjo dëshmon sesa korruptiv ka qenë sistemi. Qeveria deri sot nuk ka një plan të qartë”, u shpreh ndër të tjera Blendi Fevziu.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...