“Edi Rama, kryeministri ynë demagog e narcizist”

Premte, 13 December 2019 09:07

Analisti Fatos Lubonja, i ftuar mbrëmjen e së enjes në studion e emisionit “Real Story” në “News 24”, tha se Edi Rama bën nusen në dasmë dhe arkivolin në një mort.

Nga ana tjetër, Lubonja theksoi se kryeministri ynë është një demagog, ndërsa ka shtuar se situata në vend ka shumë probleme.

“Populizmi nuk është i keq sepse do të thotë t’i drejtohesh popullit. Populistët i drejtohet popullit, kundër elitave në pushtet. Demagogu është i keq. Rama është elita në pushtet, është në krye të elitave në pushtet. Kemi të bëjmë me një pedagog, një gënjeshtar që rri akoma në pushtet. Ajo që di të bëjë më mirë Edi Rama janë premtimet e vazhdueshme dhe shfaqja e tij e vazhdueshme me premtime. Edi Rama i shton plus edhe narcizizmin e tij, duke bërë rolin e nuses në dasmë dhe arkivolin në mort. Problemi është shumë i thellë, ka shumë probleme”.

Tags: Edi RamaFatos Lubonja

Login to post comments