“Ndihmë humanitare dhe konferencë donatorësh”, Soreca publikon përfundimet e KE: BE solidaritet me Shqipërinë

Premte, 13 December 2019 09:24

Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca ka bërë publike rezultatet e Këshillit Europian, të mbledhur një ditë më parë, në kuadër të solidaritet për të prekurit e tërmetit të 26 nëntorit, si pasojë e të cilit 51 qytetarët humbën jetën dhe qindra të tjera mbetën të plagosur.

Me një shënim në “Twitter”, Soreca thekson se BE-ja është në solidaritet të plotë më Shqipërinë në këtë kohë tepër të vështirë, pasi qindra persona kanë mbetur pa banesa

“Përfundimet e Këshillit Evropian të 12 dhjetorit 2019: “Bashkimi Evropian qëndron në solidaritet me Shqipërinë pas tërmetit të fundit. Këshilli Evropian mirëpret njoftimin e Komisionit për të ofruar ndihmë humanitare dhe për të organizuar një konferencë donatorësh”-shkruan Soreca.

Modifikuar më Premte, 13 December 2019 09:38
Login to post comments