SPAK "shkrin’ Krimet e Rënda, mësoni kur betohen tetë prokurorët e Strukturës së Posaçme te Presidenti

Premte, 13 December 2019 16:04

Tetë prokurorët e strukturës së posaçme, e njohur si SPAK, do të betohen para Presidentit të Republikës më 19 dhjetor. Lajmi bëhet i ditur nga zyra e shtypit pranë Presidentit Meta, në një njoftim shpërndarë mediave nga zëdhënësi i Presidentit Tedi Blushi.

“Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Ilir Meta, në përgjigje të kërkesës së Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe në bashkëpunim me Kryetarin e KLP-së, z.Gent Ibrahimi, në mbështetje të nenit 61 pika 2 të ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” të ndryshuar”, ditën e enjte, në datën 19 dhjetor 2019, ora 09:30, organizon ceremoninë e betimit të 8 (tetë) prokurorëve të emëruar në Prokurorinë e Posaçme (SPAK).”thuhet në njoftimin e presidencës.

Tetë prokurorët e parë të SPAK, me një mandat 9-vjeçar, pa të drejtë riemërimi, janë Altin Dumani, Arben Kraja, Behar Dibra, Edvin Kondilli, Elida Celami(Kaçkini), Ened Nakuçi, Enkeleda Millonai dhe Klodian Braho. Struktura e Posaçme Antikorrupsion është struktura e posaçme që do të hetojë dhe çojë në gjykatë dosjet e korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Betimi i prokurorëve të SPAK para Presidenti, do të shënojë edhe pushimin së funksionuari të Prokurorisë për Krime të Rënda. Për shkak të shkrirjes së institucionit, prokurorët e mbetur u trasferuan në institucionin e akuzës në kryeqytet.

Këshilli vendosi një ditë më parë ndërkohë të caktojë përkohësisht në prokurorinë e Tiranës, edhe drejtuesen e komanduar të Krimeve të Rënda, Donika Prelën, si dhe prokurorët Anton Martini dhe Dritan Prençin, të cilët ishintë emëruar përkatësisht në Dërrës, Shkodër e Kukës. Ish-prokurorja e përgjithshme e përkohshme Arta Marku, u emërua prokurore në shkallën e dytë të gjyqësorit në kryeqytet.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...