Edhe ish kryeministri Sali Berisha publikon videon e cila tregon të gjitha shkeljet që ka bërë kryetari i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani.
Sipas Berishës, Dvorani është mkëmbësi i Edi Ramës për reformën në drejtësi, ndërsa fton qytetarët që përmes videos së mëposhtme të mësojnë krimet e tij.
“Veprat penale të pseudogjykatësit delinkuent që ka fshehur pasurinë, që si bandit nuk pyet për vendimin e Gjykatës Kushtetuese kundra tij, Dvoranit, mëkëmbësit të Edvin Mafisë për reformën e gjyqësorit! Ndiqeni të mësoni se cilat janë krimet e tij!”, shkruan Berisha.