Grafikë euforike nga cikli "TIGRI DEL NGA SHPELLA"

Premte, 13 December 2019 20:17

Foto nga Avni Delvina/

Pas shkarkimit një vit më parë nga kryeministri Edi Rama si ministër i Ekonomisë dhe Financave bashkë me 6 ministra të tjerë, tërmeti i 26 nëntorit e rikthen Ahmetajn rikthehet sërish në kabinetin qeveritar. Rama e propozon sot si ministër Shteti për Rindërtimin. Por, Ahmetaj ka qenë vazhdimisht i akuzuar për korrupsion dhe afera të ndryshme nga ana e opozitës si lidhur me lidhur me inceneratorët, apo me politikat e ndjekura nga institucioni që ai drejtonte. Në vitin 2016 Patria Demokratike hodhi akuzat ndaj ministrit Arben Ahmetaj se ka udhëtuar dhjetëra herë me avionë çarter jashtë vendit, me një kosto të madhe për çdo fluturim që rëndon në xhepat e taksapaguesve shqiptarë. Partia Demokratike në dhjetor të vitit 2017 e akuzoi Ahmetajn, në atë kohë ministër i Financave dhe Ekonomisë se po vidhte qindra milionë euro për tre inceneratorë.

Login to post comments