Luan Rama, zëvendëskryetari i LSI ka folur sot për vendimin e kryeministrit Edi Rama për ministrin e Shtetit për Rindërtimin si dhe projektligjin e maxhorancës për mediat.
Në qëndrimin e tij, nuk mungon ironia për vendosjen e Arben Ahmetaj, për të cilin shprehet se “një ministër shteti për rindërtimin ç’ka në fakt është në unison apo në vijimësi të të gjithë qëndrimit dhe të vijësjelljes që qeveria ka demonstruar në mënyrë konseguente pas tërmetit të 26 nëntorit dhe natyrisht është një shenjë e mirë që na lë të kuptojmë dhe të besojmë se me emërimin e zotit Ahmetaj si ministër për rindërtimin jo vetëm që Shqipëria do të rindërtohet por që qytetarët duhet të jenë të qetë sepse tashmë më në fund gjithçka do të zgjidhet në të mirë të tyre por paradoksalisht me atë ç’ka do duhej të bënte qeveria në fakt dhe e gjithë mazhoranca e cila në mënyrë krejt të papërgjegjshme gjen kohë që t’i ikë përgjegjësive dhe vëmendjes që duhet të jetë e fokusuar maksimalisht tek administrimi i situatës, tek zhdukja e pasojave të tërmetit, tek rikthimi i normalitetit, kjo mazhorancë gjen kohë që të vazhdojë dhe të thellohet më tej në aventurizmin e vet e madje do të thoja dhe në armiqësinë e vet të shpallur ndaj medias, ndaj fjalës së lirë dhe ndaj të gjithë atyre që punojnë në këtë profesion me misionin e tyre fisnik. ”.
Luan Rama deklaroi më tej se ajo çfarë po bën mazhoranca në luftë kundër fjalës së lirë, ajo çfarë po bën mazhoranca në luftë kundër medias së lirë në fakt nuk bën asgjë më shumë, por plotëson portretin e një regjimi, i cili diferencohet apo bëhet i dallueshëm nga një sistem demokratik.
Luan Rama i kujton kryeministrit Edi Rama që në Shqipëri, historia e afërt e demokracisë ka shembuj të shkëlqyer të luftës së punonjësve të fjalës së lirë, të luftës së shtypit dhe medias së lirë ndaj regjimit.
Konferenca e plotë
Sapo është shpërndarë lajmi që kryeministri ka propozuar një ministër shteti për rindërtimin ç’ka në fakt është në unison apo në vijimësi të të gjithë qëndrimit dhe të vijësjelljes që qeveria ka demonstruar në mënyrë konseguente pas tërmetit të 26 nëntorit dhe natyrisht është një shenjë e mirë që na lë të kuptojmë dhe të besojmë se me emërimin e zotit Ahmetaj si ministër për rindërtimin jo vetëm që Shqipëria do të rindërtohet por që qytetarët duhet të jenë të qetë sepse tashmë më në fund gjithçka do të zgjidhet në të mirë të tyre por paradoksalisht me atë ç’ka do duhej të bënte qeveria në fakt dhe e gjithë mazhoranca e cila në mënyrë krejt të papërgjegjshme gjen kohë që t’i ikë përgjegjësive dhe vëmendjes që duhet të jetë e fokusuar maksimalisht tek administrimi i situatës, tek zhdukja e pasojave të tërmetit, tek rikthimi i normalitetit, kjo mazhorancë gjen kohë që të vazhdojë dhe të thellohet më tej në aventurizmin e vet e madje do të thoja dhe në armiqësinë e vet të shpallur ndaj medias, ndaj fjalës së lirë dhe ndaj të gjithë atyre që punojnë në këtë profesion me misionin e tyre fisnik.
Ajo çfarë po bën mazhoranca në luftë kundër fjalës së lirë, ajo çfarë po bën mazhoranca në luftë kundër medias së lirë në fakt nuk bën asgjë më shumë, por plotëson portretin e një regjimi, i cili diferencohet apo bëhet i dallueshëm nga një sistem demokratik dhe qëndrimi ndaj fjalës së lirë, në qëndrimin ndaj medias, në qëndrimin ndaj të vërtetës sepse qëndrimi ndaj të vërtetës bën diferencën midis regjimit dhe qeverisjes demokratike.
Frika prej së vërtetës është në topologjinë e regjimeve kriminale dhe të korruptuara e për shkak se pikërisht janë të tillë, pra sepse janë regjime të korruptuara, sepse janë regjime kriminale, sepse janë regjime të ndërtuara nga një sistem kriminal, ata kanë frikë të vërtetën, kanë frikë fjalën e lirë, kanë frikë median e lirë.
Natyrisht paradoksi bëhet dhe më alarmant po të kemi parasysh faktin që Shqipëria ka presidencën e radhës së OSBE-së, të kësaj organizate, e cila lirinë e fjalës, lirinë e shprehjes, lirinë e mendimit, lirinë e medias e ka në themelin e ekzistencës së vet dhe kundërvënia ndaj kësaj vlere, kundërvënia ndaj kësaj qasjeje, kundërvënia ndaj këtij standardi që ka OSBE është në thelb ajo që e bën jo vetëm qeverinë, jo vetëm mazhorancën, por për fat të keq Shqipërinë të dëshmojë se nuk ka kuptuar ende asgjë nga çfarë do të thotë standard demokracie, nga çfarë do të thotë vlerë e një shoqërie të hapur, të një shoqërie të lirë, e një shoqërie të ndërtuar, vlerat fondamentale të demokracisë.
Mirëpo jam këtu për t’i kujtuar në radhë të parë kryeministrit si ideatori, si persekutori dhe si realizuesi i të gjithë kësaj skeme të kontaminimit, të kriminalizmit dhe të armiqësisë së qeverisë, së mazhorancës dhe të shtetit ndaj medias, i cili në fakt me këtë që po bën, nuk po bën asgjë më shumë veçse po plotëson atë që ka parathënë me fyerjet, me shpifjet, me akuzat, me trajtimin në mënyrën më diskredituese që ai mban ndaj medias dhe ndaj punonjësve të saj.
Pra, ajo që dua t’i kujtoj kryeministrit është që në Shqipëri, historia e afërt e demokracisë ka shembuj të shkëlqyer të luftës së punonjësve të fjalës së lirë, të luftës së shtypit dhe medias së lirë ndaj regjimit. Dhe gjithmonë luftën me fjalën e lirë, luftën me shtypin dhe median e lirë regjimet e kanë humbur, siç do ta humbasë edhe ky regjim që në kuptimin më të plotë të fjalës edhe në kushtet e fatkeqësisë natyrore që gjendet Shqipëria edhe në kushtet e emergjencës ku gjendet për të përballuar pasojat e rënda të tërmetit gjen kohë të investohet, gjen vëmendje, gjen angazhim, gjen energji të merret me luftën kundër fjalës së lirë.
Prandaj duhet të kuptojmë edhe një gjë tjetër, që çështja e medias së lirë, çështja e fjalës së lirë nuk është çështje vetëm e atyre që punojnë në media, nuk është çështje vetëm e gazetarëve, e editorëve, e botuesve. Nuk është çështje as e atyre që janë pjesë e këtij sistemi, pjesë përbërëse e këtij pushteti që në demokraci ka vlerën e një pushteti real. Çështja e lirisë së fjalës, çështja e lirisë së medias është çështje e të gjithë shoqërisë shqiptare, i gjithë opinioni shqiptar, e gjithë klasa politike e vendit, të gjithë njerëzit e përgjegjshëm të këtij vendi duhet të jenë bllok dhe të gjithë bashkë, jo vetëm për të mbrojtur lirinë e shprehjes dhe lirinë mediatike, por duhet të jenë të gjithë bashkë për t’i treguar vendin këtij regjimi kriminal. Kriminalizmit i të cilit shkon deri tek lufta e hapur ndaj fjalës së lirë, ndaj medias sepse në thelb duke qenë një regjim auto demokratik, ky regjim duke luftuar mediat, lufton vetë demokracinë. Faleminderit.