Dëmet nga Tërmeti/ ‘Përfundon në polici kushëriri i Taulant Ballës’

Saturday, 14 December 2019 11:46

Një nga personat që kanë përfunduar në polici si përgjegjës për mos marrjen e masave te Kavalishenca, ku një person humbi jetën ditën kur goditi tërmeti i 26 Nëntorit, është kushëri i Taulant Ballës. Lajmin e bën me dije ish-deputeti i LSI-së, Endrit Braimllari.

Në një reagim, Braimllari thotë se përgjegjësi duhet të mbajë dhe ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj. Ai shprehet se duhet ti jepet fund emërimeve nepotike në administratë.

“Sander Lleshi duhet te mbaje pergjegjesi drejtperdrejt per humbjen e jetes se Kryekomisar Bajram Hajdarmetaj, jo vetem per mosveprim pas termetit te 21 shtatorit por dhe per emerime nepotike.

Drejtori i Kavalishences Ahmet Doda, i shoqeruar sot ne polici, eshte djali i dajes se Taulant Balles. Emerime te tilla nepotike dhe jo profesionale sollen ate fatkeqesi duke mos marre asnje mase pas termetit te 21 shtatorit i cili demtoi rende godinen e Kavalishences”, shkruan Braimllari në një postim në FB.

Login to post comments