Në lidhje me vdekjen e kryekomisar Bajram Hajdarmatajt në në krye të detyrës në Kavaleshencë në Durrës më 26 nëntor nga tërmeti, ka ardhur edhe reagimi i Shoqatës së Punonjësve së Policisë në Lirim – 2013. Në një postim në Facebook ato i bëjnë pesë pyetje për informacion.
Postimi i plotë
Në tërmetin e 26 nëntorit 2019 ndër viktimat ishte edhe Kryekomisar Bajram Hajdarmataj, i cili ndodhej në krye të detyrës në Kavaleshencë në Durrës.
Tre javë nga ngjarja e rëndë dhe ende nuk ka një reagim apo veprim nga ana e Ministrisë së Brendshme.
Ne si SH.P.P.L-2013 kërkojmë informacion në lidhje me çështjet si më poshtë:
- A u verifikua siguria e Kavalishencës nga Ministria e Brendshme pas tërmetit të 21 Shtatorit? Nëse po, të na vihet në dispozicion dokumenti zyrtar që e provon këtë.
- Kush janë ekspertët që u angazhuan dhe çfarë vlerësimi bënë ata?
- A u lajmëruan për konstatimet Ministri i Brendshëm dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit për gjetjet e ekspertimit?
- Nëse godina ishte vlerësuar si e rrezikshme, çfarë masash u morën nga drejtuesit dhe Ministria e Brendshme për të penguar aktivitetet, në mënyrë që të parandalohej pasoja me viktim punonjësin e policisë Bajram Hajdarmataj?
- Kush dha urdhër që dhe pas konstatimeve që godina kishte dëmtime serioze të vazhdonin aktivitetet e punonjësve të Policisë së Shtetit?
Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit kanë detyrimin të reagojnë menjëherë me përgjigje serioze dhe profesionale për të gjitha pyetjet e shtruara më sipër.