Një video shokuese është publikuar në rrjetet sociale ku protaganistë janë tre punonjës policie që dhunojnë në mes të rrugës një qytetar. Pasi e prangosin, dy prej efektivëve e mbajnë, ndërsa njëri prej tyre e qëllon me grushta por në të njëjtën kohë qytetari fillon të ankohet për probleme shëndetësore.
Komunikimi:
Qytetari: Ngrimëni se jam me astëm, po më zihet fryma. Veç për këtë të çame ke për ta parë ti te reparti!
Efektivi: Ëë, si?.
Qytetari: Ke për ta parë tek reparti vetëm për këtë të çame– (pas kësaj polici i gjuan sërish me grusht në fytyrë ndërsa dy efektivët e tjerë e mbajnë).
Efektivi: Ashtu ëë? Hajt se ta rregulloj unë ty (në këtë moment njëri nga efektivëz që mbajnë të riun e shtyjnë kolegun e nevrikosur për të ndaluar konfliktin dhe rrahjen e të prangosurit).
Qytetari: Ma q*fsh kockën (efektivët e marrin duke e larguar nga vendngjarja ndërsa polici që ushtroi dhunë largohet nga një drejtim tjetër).
Ngjarja ka ndodhur në prani të qytetarëve të shumtë të cilët janë afruar për të parë se çfarë ka ndodhur.
Video është publikuar edhe nga ish-kryeministri Sali Berisha, i cili shkruan: "Pasi e ka lidhur me hekura, e qëllon si kafshë! Kjo është narkopolicia e narkohorrave! Shikoni videon".