Haradinaj refuzon samitin e Ramës me Vuçiç dhe Zaev

Tuesday, 17 December 2019 15:35

Ashtu sikurse edhe në samitet e mëparshme, atë në Novi Sad më 10 tetor dhe atë në Ohër, më 10 nëntor, Kosova do të mungojë në panelin e liderëve të Ballkanit Perëndimor.

Konfirmimi ka ardhur nga drejtoresha e zyrës për komunikim me publikun në qeverisë e Kosovës Donjeta Gashit, e cila për Tema TV, thotë se kryeministri Ramush Haradinaj nuk ka ndryshuar qëndrim, duke e cilësuar minishengenin, një nismë të dëmshme për Kosovën.

 ‘Qëndrimi i Kryeministrit në detyrë Haradinaj sa i përket temave që janë trajtuar në takime të tilla, siç është rasti i Minishengenit, tashmë janë të qarta. E ardhmja e vendit është në BE dhe aspirata e Kosovës është lëvizja e lirë në themelet e frymës demokratike të familjes europiane. Çdo përpjekje tjetër nga kushdo, nuk është në të mirë të Kosovës dhe si e tillë nuk përkrahet’, thotë Gashi.

Ajo thotë se Prishtina zyrtare njeh si të vetmen nismë për Ballkanin, procesin e Berlinit.

 ‘Kosova ka qenë aktive në raport me përgjegjësitë e saja që ka pasur edhe në Ballkan dhe ka luajtur rol të rëndësishëm në krijimin e paqes dhe fqinjësisë së mirë. Për këtë arsye ne e kemi vlerësuar dhe kemi qenë të angazhuar në procesin e Berlinit, si një nga nismat me të qëlluara të Kancelares Merkel, për të ardhmen e Ballkanit. Këto janë procese kredibile, për të cilat si qeveri kemi pasur përgjegjësi të plotë në raport me obligimet tona si Kosovë’ , vlerëson drejtoresha e zyrës për informim në qeverinë e Kosovës, Donjeta Gashi.

Njoftimi vjen, një ditë pasi presidenca serbe ka konfirmuar pjesëmarrjen e presidentit Aleksandër Vuçiç në samitin e liderëve, këtë fundjavë në kryeqytetin shqiptar. E ndërsa qeveria shqiptare ka bërë publike axhendën e samitit, është konfirmuar pjesëmarrja e kryeministrit të Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, teksa mbetet për t'u parë përfaqësimi i Malit të Zi dhe Bosnjes.

Axhenda e samitit nis me takimin informal të premten, për të vijuar me eventin e organizuar në parkun olimpik për të mbijetuarit nga tërmeti.

Ndërkohë që në ditën e dytë, është parashikuar vizitë në zonat e dëmtuara nga tërmeti në Durrës dhe më pas diskutimet mes lidërve do të finalizohen me një konferencë të përbashkët për shtyp, në Tiranë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...