I ftuar në Syri TV, kryetari i FRPD, Belind Këlliçi teksa komentoi arrestimet e fundit të prokurorisë për tërmetin e 26 nëntorit, kërkoi që ti shkohet përgjegjësi deri në fund.
Sipas tij, nuk mund të arrestosh ndërtuesë apo specialistë pa arrestuar më parë Vangjush Dakon, ish kryebashkiakun socialist që ka firmosur lejet e ndërtimit.
“Duhet ti shkohet deri në fund, por nuk mund të marrësh përgjegjës ndërtuesin dhe të mos marrësh njeriun që ka firmosur lejet e ndërtimit, një njeriu si Vangjush Dakos. I cili është shpallur non grata nga SHBA, është në listën e zezë të SHBA, nuk hetohet për dosjen ‘339’ e tani lëviz i lirë në Durrës. Këto fakte do ti themi dhe nuk na i mbyll dot gojën kurrkush”, tha Këlliçi.
“Edi Rama do të tentojë të varë gazetarët e më pas ti çojë faturën e ti bëjë gjyqin. Për tu kthyer në lider absolut, për të çuar deri në fund një linjë ideologjike, politike që vazhdon ende të jetë në fuqi. Sot që flasim, nomenklatura e komunizmit është sot në qeveri. Duke nisur nga Edi Rama, Fatmir Xhafa, Ilir Beqja e deri te Spartak Braho që jo vetëm nuk duhej të ishte në politikë, por duhej të ishte larguar. Edi Rama nuk do t’ia dalë të rikthejë diktaturën në këtë vend.
Askund nuk gjendet një ligj i ngjashëm. Jo vetëm në Europë e SHBA, por as në Ballkan. Pse duhej ky model në Shqipëri? Pse duhet ky ligj në Shqipëri? Kjo sepse ne kemi qeverisjen më të papërgjegjshme që ka patur vendi këto 30 vite”, u shpreh ndër të tjera kryetari i FRPD, Belind Këlliçi.
Në fund, duke iu referuar edhe vendimit të qeverisë gjermane për të lehtësuar procedurat e vizave të punës duke nisur nga janari 2020, Këlliçi paralajmëroi një tjetër valë eksodi të të rinjve shqiptarë. /SYRI.net
Intervista në Syri TV: