Nis protesta e gazetarëve përpara Kuvendit, kundër miratimit të Paketës "Anti-shpifje" sot nga Kuvendi.
Pedagogu Ervin Goci, që iu është bashkuar gazetarëve në protestën përpara Kuvendit të Shqipërisë deklaroi për SYRI.TV se nuk është rastësi që ky ligj godet mediat online, sepse ato kanë liri dhe kanë krijuar një liri në mënyrën e rekrutimit të gazetarëve etj... Rrenat më të mëdha janë në shtypin e shkruar, sepse aty janë të skalitura...kurse në mediat online ato hiqen shpejt.
Pra, ky është një ligj special, që lidhet me një etiketë antishpifje që Kryeministri e ka nisur para 2-3 vjetësh dhe para 1 viti më intensivisht duke përdorur shprehjen “shpifje, shpifje, shpifje...”Kjo është një fushatë,” nënvizoi Goci.
Analisti Enton Abilekaj, i pranishëm në protestën e mediat, ka deklaruara para pak minutash në për SYRI.TV se nuk do ta njohin këtë ligj edhe sikur të miratohet, me çfarëdolloj kostoje.
“Nuk do ta njohim këtë ligj me asnjë lloj kostoje, qoftë edhe me koston e burgosjes. Le të mbyllë gazetarët, të mbyllë mediat...- tha Abilekaj duke nënkuptuar kryeministrin. - Po çdo diktator ka fatin e vet dhe nëse ai ka zgjedhur fatin e diktatorit, le ta çojë deri në fund!”