Censura/ Ndryshimi radikal i Desir. A po “lobon” te Edi Rama për mandat të ri në OSBE? (Dokumenti)

E mërkurë, 18 December 2019 17:18

Nga Boldnews.al

Harlem Desir, Përfaqësuesi i OSBE-së për Lirinë e Medias, një nga kritikët më të fuqishëm të projektit të konsideruar “Anti-shpifje” nga maxhoranca socialiste, ndryshoi papritur qëndrimin e tij mbrëmjen e së Martës, kur, nëpërmjet një mesazhi në rrjete sociale i dha frymëmarrje kryeministrit Edi Rama për të çuar përpara miratimin e ligjit kontrovers që shton censurën ndaj medias.

Diplomati Desir është investuar prej muajsh për t’i dhënë sugjerime qeverisë shqiptare për vendosjen e ligjit për median në shtratin e standarteve perëndimore.

Por, në një kohë nervash të tendosura, ku shoqatat e medias dhe shoqërisë civile i kërkojnë Edi Ramës që të tërhiqet nga projekti i shumë-debatuar, zyrtarë të maxhorancës deklaruan gjatë të Martës se drafti ishte modifikuar, bazuar në rekomandimet e OSBE-së (Organizatës për Sigurinë dhe Bashkëpunimin Europian).

Ky deklarim u mbështet menjëherë nga Harlem Desir, në një koment në Twitter. “Ne kemi punuar me kryeministrin Edi Rama dhe qeverinë shqiptare, deri në momentin e fundit, për të përmirësuar draft-ligjin për median, duke e sjellë atë në linjën e standarteve ndërkombëtare dhe të OSBE”, shkruan Përfaqësuesi i OSBE-së për Lirinë e Medias, pasditen e së Martës, vetëm pak orë para seancës parlamentare.

https://boldnews.al/wp-content/uploads/2019/12/644e319a-bb68-4bc4-8a3d-3718ce3edabc.jpg 656w" data-lazy-loaded="1" sizes="(max-width: 640px) 100vw, 640px" style="box-sizing: border-box; border: 0px; max-width: 100%; height: auto; margin: 0px 5px; display: inline-block;">

Në fakt, projekti i miratuar në Komisionet Parlamentare dhe i dërguar në seancë, kishte pasur disa modifikime sipërfaqësore, të cilat nuk prekin aspak thelbin problematik të ligjit dhe nuk shuajnë dyshimet e organizatave të medias dhe shoqërinë civile për rritjen e presionit qeveritar mbi gazetarët.

Harlem Desir, ish-ministër Shteti pranë Ministrit të Jashtëm të Francës, u zgjodh Përfaqësues i Lirisë së Medias i OSBE-së, në Korrik 2017, duke zëvendësuar në atë detyrë boshnjaken Dunja Mijatoviç, e cila pak orë më parë, në pozicionin e Komisioneres së Këshillit të Europës për Të Drejtat e Njeriut, ka prezantuar shqetësim të madh mbi paketën kontraverse të Edi Ramës për median.

Ndryshimi radikal në qëndrimet e Harlem Desir duket se ka lidhje me mandatin e tij si Përfaqësues i Lirisë së Medias në OSBE, i cili, në një farë mënyrë, është në dorë të Edi Ramës.

Mandati i Përfaqësuesit të Lirisë së Medias në OSBE, që po mbahet aktualisht nga Harlem Desir, është 3-vjeçar.

Në Vendimin nr.193, datë 5 nëntor 1997 “Për mandatin e Përfaqësuesit të Lirisë së Medias së OSBE-së”, institucioni ka parashikuar mënyrën e zgjedhjes dhe mandatin e personit që do të ushtrojë këtë funksion.

https://boldnews.al/wp-content/uploads/2019/12/Screenshot_1-89-289x420.png 289w" data-lazy-loaded="1" sizes="(max-width: 568px) 100vw, 568px" style="box-sizing: border-box; border: 0px; max-width: 100%; height: auto; margin: 0px 5px; display: inline-block;">

Në pikën 12 të këtij Vendimi thuhet shprehimisht se: “Përfaqësuesi i OSBE-së për Lirinë e Medias zgjidhet nga Këshilli Ministerial, në bazë të rekomandimit të Drejtuesit të Radhës të OSBE-së, pas konsultimin me shtetet anëtare”.

Mandati 3-vjeçar i Harlem Desir përfundon në Korrik 2020, në një kohë që Shqipëria ka prezencën e radhës së OSBE-së (janar-korrik 2020).

https://boldnews.al/wp-content/uploads/2019/12/Screenshot_2-75-365x420.png 365w, https://boldnews.al/wp-content/uploads/2019/12/Screenshot_2-75.png 657w" data-lazy-loaded="1" sizes="(max-width: 640px) 100vw, 640px" style="box-sizing: border-box; border: 0px; max-width: 100%; height: auto; margin: 0px 5px; display: inline-block;">

Pra, bazuar në Vendimin e vitit 1997, Përfaqësuesi i ri i OSBE-së për Lirinë së Medias do të jetë një rekomandim i vendit që ka presidencën e radhës, pikërisht qeverisë shqiptare të Edi Ramës.

Do të ishte një fatkeqësi e madhe për demokracinë në Shqipëri, nëse paketa e censurës së medias mbështetet nga përfaqësuesi i OSBE-së, i cili duket se është duke lobuar për një mandat të ri në zyrën qendrore të institucionit ndërkombëtar.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...