Sot në pranga është Parlamentarizimi

E mërkurë, 18 December 2019 17:46

Dënimi i sotëm me burg i deputetit Salijani është një goditje e rëndë që i jepet në një formë brutale çdo institucioni, ideje, apo mendimi që ka lidhje me pluralizmin dhe parlamentarizmin. Në këto 6 vjet Shqipëria ka rendur më shpejtësi marramendëse drejt një narkodiktature të rrezikshme. Ka prova dhe fakte me mijëra e mijëra për këtë narkoqeveri dhe narkodiktaturë, por mjafton linja Turqi-Durrës-Roterdam, për të kuptuar mirë tonelatat e drogës dhe fitimet marramendëse që vijën prej saj.  Krimi i organizuar këtë periudhë e ka pasur një pranverë të vërtet sa i përket fitimeve, por në 6 vitet e Ramës  ndodhi dhe një fenomen tjetër. Krimi nuk tentoi thjesht të përdorte sadopak politikën, krimi i organizuar e ka marrë peng qeverinë e Rilindjes dhe Shqipëria është kthyer në një parajsë të trafikut të dograve të forta. Po sot, përpos shumë e shumë skandaleve të pafundme të kësaj narkoqeverie, u shënua një rekord tjetër i zi më i rëndi; burgosja e deputetëve. Është e trishtueshme, është një rekord që kurrë nuk ishte vendosur më parë. Komunistët kanë tre armë; shpifjen, vjedhjen, vrasjen. Nomeklatura e vjetër është kthyer nëpërmjet bijave dhe bijave të tyre edhe më e egër se tashmë është nën efektin e kokainës. Nën pretekstin e ashtuquajturës reforme në drejtësi, një veting paçavure shpartalloi sistemin dhe provoi Dvoranë dhe Gjermenë.  Sigurisht ky kontingjent nuk u prodhua kot. Goditjet do të jepeshin të mëdha. Pas Gjykatës së Lartë, pas Gjykatës Kushtetuese, pas mbushjes së Parlamentit me gastorë dhe kllounë, me kriminelë me rekorde të zeza, goditja e opozitës dhe e shtypit të lirë do të shtojnë rekordet e fundit të zeza. Sot nuk është marrë vendimi për Ervin Salijanin, sot në pranga është parlamentarizmi shqiptar.Redaksionale

Modifikuar më E mërkurë, 18 December 2019 19:48
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...