Media franceze prestigjioze l’OBS dhe gazeta Figaro kanë shkruar para disa vitesh shkrime për dënimin e Harlem Desir me 18 muaj burg dhe 30 mije franga gjobë.
Harlem Desir ka qenë për një kohë të shkurtër edhe drejtues i PS franceze dhe tani shfaqet më shumë si një socialist francez, që sot ka marrë përsipër të mbështesë Edi Ramën për të vendosur censurën e medias online në Shqipëri, ndryshe nga ç’ndodh në të gjithë vëndet e tjera anëtare të OSBE, madje edhe në Maqedoninë fqinje.
Më poshtë shkrimi i l’OBS:
Duke zgjedhur Harlem Désir si sekretar të parë, Partia Socialiste ka vendosur në krye të saj një njeri të dënuar nga drejtësia.
Mes viteve 1986 e 1987, kur Harlem Desir ishte president i shoqatës SOS Racisme, merrte 10,500 franga në muaj nga një shoqatë tjetër jo qeveritare, nga Shoqata Rajonale për Trajnimin dhe Edukimin e Mërgimtarëve, me qendër në Lille.
Për shkak të kryerjes së këtij aktiviteti të padeklaruar, Harlem Desir u dënua më 17 dhjetor 1998 me 18 muaj burgim dhe 30,000 franga gjobë për fshehje të abuzimit me pronën shoqërore.