Shfaqja “Arrëthyesi”, premierë në Teatrin Kombëtar të Kosovës

E Enjte, 19 December 2019 09:18

“Arrëthyesi” është shfaqje e baletit për fëmijë që vjen në prag të festave të fundvitit në Teatrin Kombëtar të Kosovës, shkruan KultPlus.

Nën koreografinë e Behie Murtezit dhe Driton Saqipit, kjo shfaqje do të interpretohet nga balerinët e studios “Behia’s Dance”. Njëkohësisht, shfaqja shënon dhjetë vjetorin e punës së “Behia’s Dance”.

Në këtë shfaqje rolet kryesore janë: Klara, arrëthyesi dhe mbretëria e minjve.

“Fëmijët që do të performojnë po e presin me pa durim performancën që e kemi përgatitur tash e tre muaj dhe po e presin me shumë dashuri të përjetojnë skenën magjike të Teatrit Kombëtar”, është shprehur drejtoresha e “Behia’s Dance”, Behie Murtezi.

Muzika për këtë shfaqje është realizuar nga P. Tchaikovsky dhe kostumografia nga Vala Gashi.

Premiera vjen më datë 21 dhjetor, ora 17:00 në Teatrin Kombëtar të Kosovës. 

Login to post comments