Salianji: Kemi prova të reja, vëllai i Xhafajt pjesë e trafikantëve që u kapën me tonelata drogë në Greqi

E Enjte, 19 December 2019 11:31

Ish deputeti demokrat Ervin Salianji ka hedhur akuza të tjëra për vëllain e ish- ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.

I ftuar në ABC neës ditën e sotme ai deklaroi se do të publikojë në vazhdim prova dhe fakte të reja që tregojnë lidhjet në trafikun e drogës të vëllait të ish ministrit të brendshëm Agron Xhafaj.

Sipas Salianjit Agron Xhafaj është ortak dhe partnerë me personat që janë kapur përpara disa muajve me tonelata droge në shtetin grek.

 

ABC: Jo më larg se dje keni deklaruar se do të publikoni prova dhe fakte tëreja. A mund të na thoni dicka?

Ervin Salianji: E kam thënë pak por po pres që të marr konfirmimet të plota por nga i njëjti grup i strukturuar kriminal që ka denoncuar gazetari dhe Albert Veliu, në Gusht janë kapur tonelata me drogë në Greqi, disa skafe, të cilët janë ortakë, partnerë dhe shoferë që rrinë gjithë kohën bashkë me Agron Xhafajn. Kështuqë në momentin që do ti faktojmë, do ti bëjmë publike. Ashtu sic thuhet dhe në Aktekspertimi britanik që ka vërtetuar se zëri në audio përgjim është i Agron Xhafaj dhe ka përjashtuar kategorikisht një Agron tjetër që ka futur SHISH për të ngatërruar akt-ekspertimin. Pra kanë gjetur një agron tjetër që të bëjnë cfarëdolloj marifeti dhe ngatërrese për të mbuluar Agron Xhafajn.

ABC: A po mblidhni prova të tjera?

Ervin Salinanji: Ka shumë prova aty që do të ndërtohej narrativa e cila duhet të ishte bërë tashmë. Ne do ti drejtohemi edhe SPAK në vazhdim për këtë cështje. Gjithsesi është shumë e habitshme që Agron Xhafaj nuk doli kurrë me zë dhe figurë për të mohuar se zëri në përgjime nuk ishte i tij, Ai e deklaroi këtë vetëm me një shkresë./abcneës.al

Ditën e djeshme Gjykata Penale e Tiranës mori vendimin për të akuzuarit në çështjen “Babale”.

Gjyqtari Artan Gjermeni vendosi që Ervin Salianji të dënohet me 1 vit burg. Ndërkohë dënoi me 3 vite e 5 muaj burg Albert Veliun dhe 2 vite burg për Fredi Alizotin ndërsa për Gazetarin Jetmir Olldashi gjykata vendosi dënimin e tij me 6 muaj burg të konvertuar në 100 orë shërbim komuniteti.

Por çfarë është dosja “Babale”?

Pranverën e 2018-ës, PD botoi 2 audioregjistrime, përmes së cilave supozonte se vëllai i ministrit të Brendshëm aso kohe, Fatmir Xhafaj, Agroni ishte i përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike. E tërë çështja u emërua “Babalja”, pasi dëshmitari X i Partisë Demokratike, i cili ishte i përfshirë në audioregjistrime, thirrej në to me pseudonimin Babale.

Krimet e Rënda lëshuan urdhër-arreste për protagonistët e audiopërgjimit, Albert Veliu, i njohur ndryshe me nofkën “Babalja” dhe kunatin e tij, Fredi Alizoti. Nga ekspertiza që i është bërë kampionit të zërit, ai që dëgjohet në audio është i Agron Xhafajt, por i Alizotit, i cili pranonte se kishte imituar zërin e vëllait të ministrit, pasi iu ishin premtuar 200 mijë euro.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...