Kryemadhi përshëndet SPAK: Moment shpresëdhënës, besojmë se do të veprojë i pandikuar nga presionet

E Enjte, 19 December 2019 13:39

Monika Kryemadhi, Kryetare e LSI, ka përshëndetur sot, krijimin e SPAK, "si një zhvillim i rëndësishëm i pritur prej kohësh i Reformës në Drejtësi", sikur u shpre në një deklaratë.

"Fillimi i aktivitetit të SPAK është moment shpresëdhënës se në Shqipëri do të nisë seriozisht puna për ndëshkimin e pandëshkueshmërisë dhe për sundimin e ligjit, - tha Kryemadhi. -  Ne besojmë që një nga institucionet më të rëndësishme të drejtësisë do të veprojë i pandikuar nga presioni i çfarëdolloj dhe i pandikuar nga politika.

Ngritja e Strukturës së Posaçme dhe Byrosë së Hetimit do sjellë një erë të re në garantimin e sigurisë juridike për qytetarët e thjeshtë dhe për barazinë përpara ligjit. Koha e “të fortëve”, kriminelëve me pushtet apo të mbrojtur nga pushteti, ka mbaruar.

Me këtë rast përshëndes dhe angazhimin e partnerëve tanë ndërkombëtarë, SHBA dhe BE, për mbështetjen e vazhdueshme për krijimin e kësaj strukture kaq të rëndësishme për drejtësinë në Shqipëri dhe për integrimin e saj në Bashkimin Evropian."

Login to post comments