Basha: Hapje të partisë, në janar gati alternativa e PD

E Enjte, 19 December 2019 19:56

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha ka lajmëruar hapjen e partisë, duke ftuar në PD këdo që kundërshton regjimin e Edi Ramës.

“Është momenti që të mirëpresim këdo që kundërshton regjimin e Ramës, që është në opozitë me të dhe kërkon të kontribuojë. Koalicioni ynë duhet bërë më i gjeri me çdo faktor për ta bërë sa më të shpejtë rotacionin politik”.

 

Kjo hapje e partisë, sipas Bashës, do të shoqërohet me përfundimin e programit qeverisës të Partisë Demokratike.

 

“Paralelisht ne jemi në përfundim të programit tonë ekonomik për ta nxjerrë vendin nga kriza. PD është kthyer në shpresë për shumicën e qytetarëve. Brenda janarit do të përfundojë hartimi i alternatives sonë, në mënyrë konkrete, me perllogaritje për çdo fushë, çdo sektor, për çdo grup shoqëror, për bizneset e vogla dhe të mëdha, për investimet e huaja, për rininë. Të gjithë duhet ta dinë sot si do të jetë situata e tyre në qeverinë tonë”, - tha Basha, ndërsa shprehu kënaqësinë që me qindra të rinj janë afruar pranë PD, pedagogë, mjekë, juristë, profesionistë nga te gjitha fushat që duan të japin kondributin e tyre në ndryshimin e vendit.

 

Objektivi kryesor për opozitën, sipas Bashës është vota e lirë.

“Objektivi ynë është: garantimi i votës së qytetarëve në zgjedhje të lira dhe të ndershme, nisje e negociatave për anëtarsim, zhvillim ekonomik dhe punësim për shqiptarët", - u shpreh Basha në fjalën e tij.

Login to post comments