‘Jemi në një çitjanizem Ramor’, Aktori Liçaj: Shqiptarëve u ka ardhur në majë të hundës

Premte, 20 December 2019 08:06

Aktori Neritan Liçaj i ftuar në emisionin "360 gradë" në RTV Ora thotë se me këtë qeveri shqiptarëve i ka ardhur në majë të hundës. Ai tha se jemi në një "republikë çitjane".

Neritan Liçaj: Kemi dy nivele Shqipërie. Kemi nivelin "fejzbukor" që punon qeveria, mblidhen dhe merren me "liket" , sepse kryeministri nuk e njeh realitetin është i izoluar dhe nuk shikon një realitet që ne jetojmë përditë. E gjitha kjo është një bufonacë dhe nuk ja mbyll dot gojën shqiptarit, as AMA as anti terrori, as ligji idiot, as kryeministri. Shqiptarëve sot u ka ardhur në majë të hundës. Ramës unë një meritë i njoh. Jemi një republikë çitjane e madhe. E ka cuar aq dëm vendin Rama saqe e ka bërë të nevojshme ndryshimin e sistemit politik. Është bërë domosdoshmëri. Për mendimin tim do të ketë një rezultat. Gjithë ky çitjanizëm Ramor do të  prodhojë diçka të mirë për të ndryshuar këtë batak ku jemi. Bën një ligj, kap ça ta kapësh.

Login to post comments