Komisioni i Ulsiut përdor një hajdut pagash kundër Presidentit

Premte, 20 December 2019 12:11

Kreu i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani, do të thirret si dëshmitar para Komisionit Hetimor që është ngritur për hetimin e Presidentit Meta.

Komisioni i Posaçëm që po heton ligjshmërinë e veprimeve të Presidentit në kuadër të ushtrimit të kompetencave të tij lidhur me zhvillimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore ka miratuar sot disa shtesa në objektin e hetimit.

Me propozim të deputetëve të mazhorancës, janë bërë pjesë e këtij komisioni veprimet e Presidentit në funksion të emërimit të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Në planin e hetimit të miratuar anëtarët e komisionit kanë vendosur që të thirret për të dëshmuar kreu i KED, Ardian Dvorani.

Deputetët e opozitës u shprehën kundër vendimit për shtesën e objektit të hetimit ndaj Presidentit. Deputeti Alban Zeneli e quajti këtë një lojë politike mes shumicës dhe Presidentit.

Kujtojmë se Presidenti Meta ka ngritur një padi penale ndaj Dovarnit pasi e akuzon se ka shkelur Kushtetutën me dërgimin e të dyja listave për plotësimin e njëkohshëm të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese

Modifikuar më Premte, 20 December 2019 16:24
Login to post comments