Bashibozukët e Rilindjes zgjasin komisionin hetimor për të marrë edhe dietat!

Premte, 20 December 2019 13:12

Tamam si bashibozukë po veprojnë anëtarët e komisionit hetimor me në krye rilindasin Manja.

Komisioni Hetimor Parlamentar për shkarkimin e presidentit Ilir Meta nuk do të dalë me një propozim përfundimtar edhe për një kohë të konsiderueshme.

Mazhoranca socialiste votoi sot për zgjerimin e hetimit të këtij Komisioni duke përfshirë edhe ngërçin e krijuar me Gjykatën Kushtetuese, përveç hetimeve ndaj Presidentit për anulimin e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit.

Socialistët pretendojnë se Presidenti është sërish në shkelje të Kushtetutës me mos-dekretimin e Arta Vorpsit si anëtare të Gjykatës.

 

Procedura do të zgjasë edhe për faktin se mazhoranca do t’i drejtohet sërish Komisionit të Venecias për të marrë një mendim mbi vendimet e presidentit Meta me dekretet për Gjykatën Kushtetuese.

Në Komisionin Hetimor do të merret në pyetje edhe Ardian Dvorani, kreu i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, i kallëzuar penalisht nga Meta për ngërçin e krijuar me “Kushtetuesen”.

Reagimi i plotë i zëdhënësit të Presidentit, Tedi Blushi:

Veprimet e fundit të komisionit parlamentar janë qartazi marrje në mbrojtje nga përgjegjësitë penale të z.Dvorani, i cili është kallëzuar në Prokurori për veprimtarinë e tij të mirëdokumentuar kriminale.

Ky “solidaritet” vërteton se krimet e z.Dvorani janë kryer në bashkëpunim.

Dihet botërisht respekti që ka për Komisionin e Venecias ky grup i strukturuar dhe i specializuar për dhunimin e Kushtetutës.

Ndaj veprimet e tyre fundit në shkelje të ligjit dhe Kushtetutës nuk janë asgjë tjetër veçse një presion i qartë politik ndaj organit të akuzës.

Sa i përket shtyrjes së afatit të komisionit parlamentar, ne e kemi dhënë mendimin tonë: Punimet të shtyhen deri në 24 korrik 2022. Në këtë mënyrë deputetët e komisionit do kenë mundësi të përfitojnë akoma më shumë shpërblime financiare për çdo mbledhje.

Login to post comments