Gazetari gjerman i “Bild” i shkruan OSBE: Vërtetë besoni te një armik të mediave si Rama?

Premte, 20 December 2019 15:19

Peter Tiede, gazetari i “Bild” që publikoi skandalin e vjedhjes së votave në Dibër, ka replikuar me përfaqësuesin e OSBE për Lirinë e Medias, Harlem Desir.

Në një mesazh në rrjetet sociale shkruan se Edi Rama është një armik i medias së lirë. “Vërtetë besoni te Edi Rama? Nga përvoja ime unë nuk besoj asgjë. Asi është një armik i medias së lirë. Ai po përpiqet të bëjë ndaj meje atë që ka bërë ndaj kolegëve të mi në Shqipëri; më akuzon se jam blerë nga opozita. Ai është një kloun”,- shkruan Peter Tiede.

Harlem Desir është zytari i vetëm i OSBE që tha se ligji i propozuar nga Rama është konsultuar me ndërkombëtarët. BE, KiE dhe sot ambasada e SHBA kanë kritikuar paketën antishpifje të miratuar nga Parlamenti.

Login to post comments