Ditën e nesërme, ora 09:30, “Patriotët e rinj” do të zhvillojnë një protestë para Hotel Rogner në Tiranë për të kundërshtuar edhe një herë planin e kryeministrit Edi Rama, i ashtuquajtur “Mini-Schengeni Ballkanik”.
Sipas organizatorëve, kjo nuk është gjë tjetër veçse një rilindje e “Jugosllavisë”, ndërsa nën moton “Për shqiptarët dielli lind në perëndim”, ftojnë të gjithë shqiptarët në protestën e nesërme.
“Edhe pse Shqiperia po kalon nje situate te veshtire, si pasoje e termetit me pasoja te renda te 26 nentorit, me nje bilanc prej 51 jete te humbura, kryeministri Rama nuk e anuloi takimin me Vucic. Keshtu qe me 21 dhjetor, ata do te takohen ne Shqiperi. Vendi dhe ora po mbahen sekret nga stafi i Rames. Edhe pse ne jemi prej 23 ditesh ne terren, afer familjeve te prekura nga termeti, duhet te reagojme per kete tradheti kombetare qe po gatuan Rama, per te ashtuquajturin “Mini-Shengen Ballkanik”, qe nuk eshte gje tjeter vecse nje “Jugosllavi e Re.
Po e shpall qe tani, se ne do te organizojme tubim me date 21 dhjetor, dite e shtune. Per vendin dhe oren duhet te prisni nje njoftim tjeter, sepse ende nuk kemi kete informacion. E kemi te drejten morale per te bere proteste sepse jemi patriote shqiptare dhe kemi organizuar tryeza kunder “Mini-Shengenit Ballkanik” neper disa qytete te Shqiiptarise, si Tirane, Shkoder, Elbasan, Gjakove, Fier, Pogradec, Kukes, Berat dhe do te vazhdonim me Vloren me date 27 nentor te muajit qe lam pas, por e nderpreme rrjedhen e tryezave, per arsye se ra termeti. Ne vend qe kryeministri te meret me qytetaret e prekur nga termeti, meret me Vucic dhe Jugosllavine e Re.
Kjo eshte nje tradheti tjeter ndaj shqiptareve. Ftojme te gjithe shqiptaret ne proteste. Per shqiptaret dielli lind ne perendim!", thuhet në reagimin e gazetarit dhe aktivistit Aulon Kalaja.
Ndërkohë, tryeza mes Edi Ramës, Aleksandër Vuçiç dhe Zoran Zaev do të mbahet në ora 10:00, te Hotel Rogner.
Kujtojmë se, Kosova e ka refuzuar pjesëmarrjen në samit për shkak të deklaratave të Vuçiç për masakrën serbe të Reçakut.