‘Kaq i ethshëm për Serbinë’/ Çun Lajçi i shkruan Ramës

Saturday, 21 December 2019 13:16

Nga Çun Lajçi

Edi Rama,

mos e mbaj Maxharr Pashën n'konak,

se t'del shpirti n'yzderhane!

*

T'qava n'vargje kur u dridhe themelesh

Shqipni

Por t'qava edhe mbramë n'Tiranë  kur t'shkeli Vuçiçi

- A din pse shqipni

Se kur fituen komunistat, Shkodra u mbush malazez e serb, n'emen t'fitores, thoshte At Zef Pllumbi!

- Mbramë derisa protestonte nji grusht atdhedashsish, fitova përshtypjen se na pushtoi prap Serbia!

- Eh more Edi Ramë, pak t'paska pas dhanë me hangër të Makroni e Merkelka Ramushi

 (ma hanksh lu*in)

se ty u dashka me t'dhanë me hangër saçme!

Po s'po di a je veç ti kaqë i etshem për Sërbinë e Shengenin apo ke edhe të tjerë rreth vetës, se s'ka mundësi t'ua këthesh kaqë shpejt prapanicën kosovarve që t'erdhën pa zbardhë Hylli i Dritës n'Durrës, e hinë gërmadhave tue qajtë për vllazën t'vet, kur ti hala ishe n'mjegullat e Surrelit (narkotikve!)

- Pak pare t'i dhamë edhe ne, por edhe pak saçme mundemi me ti dhanë nesër, nëse vazhdon me shitë Shqipninë!

Ramushi e mbjti Luanin e vdekun n'shpindë e nuk e la n'Krumë, e ti ia bjen gjaksorin n'Durrës e ngre dolli, e s'len nji t'zezë pa thanë për Gjeneralin e Dukagjinit!

Por s'ke faj ti jo, se viat e bardha ti kan djegë trutë, kurse Ramushit plumbat e Vuçiçit ia kanë djegë dy vllaznit e krejt Kosovën!

Edi marrja

Merre vesh edhe ket fjalë:

Ashtu siç erdhem me ndihma, mund t'vimë nji ditë edhe me thupra thane tanë nej-nej, e me t'rreh derisa t'shkon piskama n'Beograd, se Kosova asht plot Ramusha, bile ma t'rrept se Isa janë Albini e Glauku, e huj ka hala (si n'Vlonën e vitit  1912), e besën e ke nuk luen ti me 6 milion shqiptar!

- Mos e mbaj Maxharr Pashën n'konak, po t'thotë Malsia e Reka, se t'del shpirti n'yzderhane o Edi Rama!

Tiranë, 21.12.2019

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...