Haradinaj dekonspiron planin Rama-Vuçiç për Minishengen: Po e bëjnë për ta hequr taksën

Saturday, 21 December 2019 14:33

Kreu i qeverisë së Kosovës në largim , Ramush Haradinaj, ka thënë se Kosova duhet të fokusohet në zbatimin e MSA’së dhe se nuk ka nevojë për Minishgenen.

“Jemi të interesuar për Shengen, pra për Bashkimin Evropian, Brukselin. Kosova është vend euroatlantik.Kjo është përspektiva jonë”, ka thënë Haradinaj.

Sipas tij plani për krijimin e Minishengenit është për të hequr taksën që Kosova i ka vendosur produkteve me origjinë nga Serbia e Bosnje e Hercegovina.

“Krejt Minishengeni një qëllim e ka, me e heq taksën”, ka thënë sot Haradinaj, raporton Gazeta Express.

Teksa ka folur për deklarimet e Edi Ramës, Haradinaj ka thënë se atë e ka vëlla, por që nuk ka pasur qare pa dalë kundër ndarjes së Kosovës.

Haradinaj tutje ka thënë se me mënyrën si po vazhdon të sillet Serbia, duke i mohuar edhe krimet e luftës, Kosova do të injorojë cfarëdo organizimi dhe iu thotë të gjithëve “puna e mbarë pa ne”, raporton Gazeta Express.

Tutje Haradinaj ka folur edhe për zhvillimet politike në vend duke potencuar se LVV duhet të krijojë insitucionet e reja./

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...