Deklarata e Ramës për Haradinajn, ish-ministrja: Arroganca që kalon përtej kufijve është pasqyra e shëmtuar e lidershipit tonë

Saturday, 21 December 2019 17:38

Ish-Ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama kundrejt politikanëve në Kosovë.

Me një shënim në “Facebook”, Gjosha shkruan se “gjuha e arrogancës që kalon përtej kufijve është pasqyra e shëmtuar e lidershipit tonë, është fyese për një shtet të pavaruar si Kosova dhe për gjithë qytetarët Kosovarë. Ajo pohon se çdo bashkëpunim mes Kosovës dhe Shqipërisë duhet të udhëhiqet me çdo kusht nga intersi kombëtar.
Postimi i Gjoshës:

“I turpshëm qëndrimi i Kryeministrit ndaj Kosovës. Gjuha e arrogancës që kalon përtej kufijve është pasqyra e shëmtuar e lidershipit tonë, është fyese për një shtet të pavaruar si Kosova dhe për gjithë qytetarët Kosovarë. Bashkëpunimi Ballkanik është i domosdoshëm, por ai duhet të kryhet me transparencë dhe me gjithë përfshirje. Në cdo bashkëpunim është e nevojshme të udhëhiqemi nga interesi kombëtar. Ndaj gjithë kujt nga ne sot i lind pyetja: Çfarë përfitojmë ne nga kjo marrëveshje? Me cfarë konkuron Shqipëria në tregun rajonal? Cilat janë kapacitetet tona? Cilat janë projektet konkrete? Kryeministri të mos japë vetëm shifra miliarda euro për të marrë vëmendjen e publikut por të analizojë me saktësi përfitimet konkrete për Shqipërinë. Të bësh shoë sot me Kosovën është veprimi më i ulët dhe nuk i shkon për shtat Shqipërisë! Edhe nëse Kosova ka rezerva, a është ulur dikush nga qeveria jonë për të diskutuar me ta? Cfarë duhet bërë që Kosova të jetë pjesë e këtij bashkëpunimi?Ky do të ishte reagimi i një shteti normal!”- shkruan Gjosha.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...